“Dugina ishte e para në radhë”, çfarë paralajmëron zyrtari ukrainas për sulmet nga FSB-ja ruse

schedule14:44 - 23 Gusht, 2022

schedule 14:44 - 23 Gusht, 2022

Vdekja e Darya Dugina u organizua nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) dhe është e para në radhë e sulmeve të pritshme ndaj civilëve, tha të martën Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksiy Danilov.

“Në Rusi po bie mbështetja për luftën. Kremlini ka nevojë për mobilizim publik. FSB pritet të organizojë një seri sulmesh terroriste në qytetet ruse me viktima masive civile. Dugina është e para në radhë”, tha ai.

“Ndryshe nga Rusia, Ukraina nuk është në luftë me civilët”, shtoi ai.

Dugina, redaktore e një faqe interneti dezinformuese ruse, vdiq pasi një bombë e vendosur në një makinë që ajo po ngiste shpërtheu në periferi të Moskës të shtunën në mbrëmje, shkruan CNN.

Rusia ka fajësuar shërbimet speciale ukrainase për vrasjen e Dugina-s, raportoi të hënën TASS. Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në vrasjen e Dugina-s, duke i quajtur pretendimet e FSB-së ruse si trillime. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!