PSG e nisi sezonin e ri në Champions League me humbjen 1-2 në shtëpi kundër Manchester United. Nënkampionët e këtij kompeticioni, po luajnë ndeshjen e dytë në këto momente në Turqi përballë Basaksehir.
Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, pavarësisht dominimit të lehtë të skuadrës franceze. Gjithsesi, rastet më të rrezikshme i krijuan kampionët e Turqisë me anë të Visca dhe Rafael.
Ndeshja e Neymar zgjati vetëm 26 minuta. Sulmuesi brazilian pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe u detyrua t’i lërë vendin spanjollit Sarabia.
Një shqetësim më shumë për trajnerin Thomas Tuchel, teksa testet mjekësore do të përcaktojnë situatën dhe shkallën e dëmtimit të yllit të repartit ofensiv të PSG-së. /abcnews.al