Bayern Munchen e ka nisur shumë mirë vitin 2020. Kampionët e Gjermanisë ia kanë dalë të rikthehen në krye të Bundesligës, edhe pse Leipzig, Dortmund dhe M’Gladbach janë aty afër.
Kundërshtari i bavarezëve në Champions League është Chelsea dhe dueli i parë për një vend në çerekfinale do të luhet me 25 shkurt në “Stamford Bridge”, ndërsa sfida e kthimit me 18 mars në Mynih.
Sportbild zbulon edhe lëvizjen e klubit gjerman në merkato. Bayerni ka siguruar shërbimet e skautit Florian Zahn. 38-vjeçari ishte pjesë e “Bluve të Londrës” prej verës së vitit 2015, ndërsa prej ditëve të parë të këtij viti ka nisur punën për të gjetur talente në llogari të Bayern Munchen. /abcnews.al