Në parkun olimpik “Feti Borova”, vijon numërimi i votës së diasporës nga Greqia, për kandidatët për deputetë të partive politike.
Garë e fortë, po zhvillohet në tre qarqe, Tiranë, Vlorë dhe Korçë.
“Në Shkodër dhe Dibër, nuk ka pasur ndryshime sa i takon kandidatëve. Garë e fortë po bëhet në tre qarqe, Tiranë, Vlorë dhe në Korçë. Në Tiranë pritet të përfundojë sot numërimi”, raportoi gazetari i ABC News, Andon Kello./abcnews.al


