Dueli me Skënderbeun, Brdaric duhet të bëjë llogaritë pa Gurishtën

schedule20:46 - 21 Shkurt, 2022

schedule 20:46 - 21 Shkurt, 2022

Vllaznia do të përballet me Skënderbeun në sfidën e javës së 22-të të Abissnet Superiores, sfidë e cila do të luhet në Korçë.

Një duel që shkodranët e Thomas Brdaric do të kërkojnë 3 pikët për të mbajtur hapin e tri vendeve të para në tabelën e klasifikimit.

Për këtë përballje tekniku i kuqebluve duhet të bëjë llogaritë pa një nga lojtarët kryesorë të ekipit. Bëhet fjalë për Edenis Gurishtën, i cili në sfidën me Partizanin të zhvilluar në “Air Albania” mori një dëmtim në gju, që u detyrua të linte fushën e lojës me barelë.

Një dëmtim ky që u mendua se lojtarin do të linte për një kohë të gjatë jashtë fushe, por pas kontrolleve mjekësore është mësuar se lojtari pritet të rikthehet së shpejti në fushën e gjelbër, ndërsa në përballjen e javës së 22-të do të mungojë.

Megjithatë 26-vjeçari nëpërmjet Instagram ka treguar se problemi nuk është serioz dhe shumë shpejt do të rikthehet në fushë.

Gurishta thekson se pasi ka përfunduar kontrollin mjekësor është qetësuar pasi për fat të mirë nuk rrezikon një ndalesë të gjatë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!