Dueli mes Yair Rodriguez dhe Jeremy Stephens zgjati vetëm 15 sekonda dhe u konsiderua si “No Contest”, për shkak se meksikani Rodriguez dëmtoi rivalin e tij me një goditje në sy, duke mos i lejuar vazhdimin e duelit. Kjo ndeshje krijoi shumë polemika, sidomos në arenën ku u zhvillua, pasi shumë tifozë që kishin paguar qindra dollarë u nervozuan dhe gjuajtën me sende të forta drejt luftëtarëve.
Presidenti i UFC, Dana White, ka vepruar menjëherë dhe ka ricaktuar edhe njëherë këtë duel. Rodriguez-Stephens do të zbresin sërish në oktagon me datë 18 nëntor, kësaj radhe në Boston, Masachuets dhe jo në Meksikë, ku u zhvillua dueli i parë.
Që nga ai duel i shumëkritikuar e deri më sot, shumë ofendime dhe sulme verbale janë shkëmbyer mes Rodriguezit dhe Stephens, të cilët do të kenë mundësinë të shfryjnë nervat ndaj njëri-tjetrit me datë 18 tetor./abcnews.al