Dueli interesant mes Benzema e Marcelo, synohet “froni” i Roberto Carlos

schedule08:31 - 12 Prill, 2020

schedule 08:31 - 12 Prill, 2020

Benzema dhe Marcelo janë dy miq shumë të mirë me njëri-tjetrin, si brenda fushës së lojës, ashtu dhe jashtë saj. Bomberi francez dhe mbrojtësi brazilian, luajnë prej vitesh në Bernabeu dhe miqësia e tyre, sa ka ardhur dhe është shtuar.

Megjithatë, duelet personale nuk mungojnë mes tyre dhe së fundmi, duhet të përplasen për një tjetër sfidë. Si Benzema, ashtu dhe Marcelo, janë lojtarët e huaj më me shumë ndeshje me fanellën e Real Madrid nga lojtarët aktualë, ndërsa përpara tyre, qëndron vetëm Roberto Carlos.

Benzema ka luajtur 501 ndeshje për Real Madrid, ndërsa Marcelo 505. Roberto Carlos ka 527 ndeshje për “Los Blancos” dhe kontratat që kanë Marcelo dhe Benzema, iu japin mundësinë të thyejnë këtë rekord, duke marrë kreun si lojtari i huaj më me shumë ndeshje për fanellën e bardhë legjedare./abcnews.al

 

Ndeshja e fundit e Roberto Carlos për Real Madrid (527)