Harry Kane ka mbetur jashtë skuadre për ndeshjen që Tottenham luan kundër Manchester City prej orës 17:30.
Sulmuesi, i cili i ka nisur vonë përgatitjet, nuk ka gjendjen e duhur fizike dhe nuk ka udhëtuar me skuadrën për këtë duel me kampionët në fuqi të Anglisë.
Kane gjatë kësaj periudhe ka qenë në qendër të vëmendjes prej dëshirës së shprehur për t’u larguar nga klubi londinez.
Manchester City është klubi më i interesuar për shërbimet e sulmuesit, madje është raportuar se “Qytetarët” janë gati të ofrojnë deri në 150 milion euro për transferimin e Kane. /abcnews.al
? Tottenham striker Harry Kane has not travelled with the Spurs squad for today’s meeting with Manchester City. Only returned to training on Friday and not deemed ready to be involved yet @TheAthleticUK #THFC #MCFC https://t.co/CeDzT0Y4bg
— David Ornstein (@David_Ornstein) August 15, 2021