Dueli i mbijetesës me Dinamon, Memelli “vendos duart në kokë” prej mungesave

schedule13:05 - 5 Mars, 2022

schedule 13:05 - 5 Mars, 2022

Skënderbeu do të luajë një tjetër duel mbijetese, këtë herë me Dinamon, takim që do të luhet ditën e martë në orën 16:45 në Korçë.

Pas humbjes me Kastriotin, korçarët kundër bluve të Bledar Devollit do të kërkojnë të marrin 3 pikët për të mos lënë më pikë rrugës, në garën për mbijetesë.

Nga sfida e fundit me krutanët, u ndëshkuan me karton të kuq qendërmbrojtësi Melos Bajrami dhe kapiteni Vangjel Zguro.

Por, sikur të mos mjaftojnë këto dy mungesa të sigurta, Memelli nuk ka në gjendje optimale as Leonat Vitijën dhe Jorgo Meksin, të cilët prej ditësh janë të dëmtuar.

Mungesë prej javësh është edhe ajo e mesfushorit brazilian Agnaldo Morash, por tashmë problemi më i madh mbetet reparti i mbrojtjes, teksa Memellit do t’i duhet të improvizojë kundër Dinamos. Randi dhe Sadriu pritet të rreshtohen në qendër, ndërsa hall më vete është krahu i majtë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!