Kosova ndeshet nesër me Maqedoninë e Veriut, një sfidë shumë delikate. Në orën 20:45, dy skuadrat do të zbresin në fushë për sfidën e vlefshme gjysmëfinale të Play-Off të UEFA Nations League.
Kosova ka pasur disa probleme me dëmtimet dhe shumë titullarë do të mungojnë, por problemi më i çuditshëm, është shfaqur sot në horizont. Çfarë problemi?
Në tokën maqedonase, Kosova kreu sot seancën e parë stërvitore… pa drita. Një provokim ky i maqedonasve, të cilët i kanë ndërprerë energjinë elektrike në stadium përfaqësueses dardane, e cila po stërvitej. Nesër, do të ketë një luftë sportive në fushë, padiskutim…/abcnews.al