Kukësi e Vllaznia festuan një ditë më parë dhe presionin më të madh sot e ka Laçit, që përballet në transfertë me Dinamon pa Mazrekajn dhe Zikon. Kurbinasit e vendit të dytë duan të ruajnë pozicion dhe pse jo të vijojnë betejën në distancë me Tiranën kryesuese.
Blutë janë çliruar nga presioni tashmë dhe pa objektiva madhore mund të kthehen në problem për çdo ekip, nëse do arrijnë të gjejnë motivimin e duhur, sigurisht. Sot nis një kampionat i ri për ta, kundër Laçit dhe ndeshja zhvillohet prej orës 16:45 në “Elbasan Arena”.
Në të njëjtën orë në Korçë Skënderbeu kërkon rikthimin te fitorja, ndaj një Partizani që në dy ndeshjet e fundit ka mposhtur Teutën me katër gola dhe ka eliminuar Dinamon nga Kupë e Shqipërisë. Në stadiumin “Skënderbeu” pritet një ndeshje e fortë.
Java përmbyllet në kryeqytet me një duel të rëndësishëm për Tiranën, kundër Egantias. Bardheblutë nuk kanë Hoxhallarin dhe Seferin, por të gjithë lojtarët që zbresin në fushë nga ora 19:45 në “Air Albiania”, do të japin maksimumin për të marrë pikët e plota. / abcnews.al