Duel “mbretëror” në Madrid/ Real-Milan cilësohet “finalja” e finaleve” në Champions

schedule12:41 - 5 Nëntor, 2024

schedule 12:41 - 5 Nëntor, 2024

Dikur I shënonte kështu kësaj skuadre. Karlo Ançeloti ka qenë dikur një futbollist I madh, ashtu siç është sot një trajner I shquar, ndërsa me fanelën e Milanit realizoi ndaj Realit.

Ishte fitorja 5-0 e kuqezinjve të Arrigo Sakit ndaj “mbretërve” të Europës në 1988, rrugës drejt titullit në Champions.

Anceloti do të jetë sot në stol si teknik, ndërsa në “Santiago Bernabeu” do të luhet një Real-Milan.

Nëse flasim për klasike dhe finale, kjo është “finalja e finaleve”, mes dy ekipeve që e kanë fituar më shumë Ligën e Kampionëve, Reali 15 herë dhe Milani 7.

Dy ekipet vijnë në moment të ndryshëm në këtë duel. Madrilenët janë kampionë të Europës dhe të Spanjës në fuqi, ndonëse në La Liga janë lënë në hije nga Barcelona.

Në Champions janë shumë mirë, siç e tregoi fitorja 5-2 ndaj Dortmundit. Këtë fundjavë nuk u luajt për shkak të tragjedisë në Valencia, dhe Rodrigo e Vinisius janë mirë fizikisht.

Ançeloti flet për Topin e Artë, për ndeshjen dhe katastrofën.

“Topi I Artë kaloi dhe ne duhet të përgëzojmë ata që morën çmimet. Për ne Topi I Artë u përcaktua në 1 qershor kur fituam Championsin. Gjithsesi, duhet të flasim për këtë javë që ishte shumë e vështirë, sepse nuk jemi në një ambient normal, dhe kjo nuk ka lidhje me Topin e Artë. Ambienti është I trishtuar për shkak të kësaj që po ndodh në Spanjë. Vincisius është mirë fizikisht. Për fat nuk luajtëm këtë fundjavë dhe patëm kohë për të përgatitur ndeshjen ndaj Milanit”.

Milani nuk është aspak në formën që duhet të ketë një ekip 7 herë I Europës, megjithë fitoren në Monza.

Rezultatet nuk janë ato që duhen, ndërsa mungesa ka si Florenci, Gabia, Jovic e Benaser, kurse Alvaro Morata kthehet përballë ish-ekipit të tij.

Trajneri Paulo Fonseka gjithashtu flet në fillim për tragjedinë në Spanjë.

“Dua ta nis duke shprehur ngushëllimin dhe hidhërimin tim për viktimat këtu në Valencia. Është e vështirë të shohësh këtë që po ndodh. Ne jemi pranë familjeve të viktimave. Edhe në Itali patëm një ngjarje të tillë, edhe pse jo në këto përmasa. Sa për ndeshjen, sfida të tilla priten me motivim të madh. E dimë se luajmë ndaj kandidates kryesore për të fituar Championsin, siç ka bërë vitet e fundit, por për ne kjo është një mundësi për të treguar vlerat tona dhe për t’u rritur si skuadër. Nuk duhet të kemi frikë sepse besojmë se mund të bëjmë një ndeshje të mirë”.

Reali është favorit për fitoren, ndonëse në një duel të tillë jo gjithmonë repektohet parashikimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!