Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Duel mbijetese në Korçë dhe derbi Dinamo-Partizani, ç’na sjell Superiorja sot

schedule09:01 - 25 Shkurt, 2022

schedule 09:01 - 25 Shkurt, 2022

Abissnet Superiore rikthehet sot me duelet e javës së 22-të dhe në program janë dy finale me kuptimin e vërtetë të fjalës, pasi veç tre pikët u bëjnë punë ekipeve që zbresin në fushën e lojës.

Kështu, në orën 16:45, pas pesë humbjeve kërkon pikët maksimale Skënderbeu i vendit te fundit. Përballë do të ketë Vllazninë, që duke parë duelin direkt mes Tiranës e Laçit, mendon ende për kreun e tabelës.

Në mbrëmje luhet një nga ndeshjet derbi të kryeqytetit, Dinamo-Partizani. “Elbasan Arena” hap dyert prej orës 19:45 dhe blutë janë në një moment të keq, që shpëtim gjejnë vetëm te tre pikët.

Partizani nga ana tjetër do vazhdimësinë e ndeshjeve pa humbje, pse jo për të shpresuar të kapë vendin e katërt. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!