Chelsea dhe Liverpooli janë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo.
Sipas asaj që raportojnë mediat anglezë, dy klubet nga Premier League janë vënë në gjurmët e lojtarit 22-vjeçar dhe që dëshirojnë ta transferojnë gjatë merkatos së verës.
Uruguaiani do të ketë vetëm një vit kontratë me blaugranët, të cilët duhet të ndërmarrin një veprim për të ardhmen e tij.
Klubi katalanas duhet ta bindë lojtarin që të nënshkruajë vazhdimin e kontratës, në të kundërt të përfitojë nga shitja e tij gjatë verës që vjen për të mos rrezikuar që në vitin 2023 ta humbasin lojtarin me parametra zero. /f.a/abcnews.al