Dubai rrëzon kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Florenc Çapjas, gruaja e tij pagoi 55 mijë dollarë për ta liruar

schedule18:23 - 2 Shkurt, 2022

schedule 18:23 - 2 Shkurt, 2022

Gjykata e Apelit në Dubai rrëzoi të martën kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e një të kërkuari për vrasje të dyfishtë. ABC mëson se bëhet fjalë për Florenc Çapjan, ndërsa Apeli në Dubai e ka rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij për mungesë provash dhe për mungesën e një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve.

Autoritetet shqiptare paraqitën një kërkesë në fillim të vitit të kaluar duke kërkuar ekstradimin e tij me akuzën e vrasjes, mbajtjes së armëve pa licencë dhe anëtarësimit të një grup të krimit të organizuar. Florenc Çapja, megjithëse në kërkim për vrasje në Shqipëri, prej 12 korriku është një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe nuk është më në mbikqyrje nga autoritetet. Ka qenë bashkëshortja e Florenc Çapjas e cila pagoi 200,000 Dhah ( rreth 55 mijë dollar) në gjykatë dhe ai u lirua me kusht gati dy muaj pas arrestimit të tij, por çështja vazhdoi. Ndërkohë nuk dihet asnjë detaj se si arriti të siguronte bashkëshortja e Florenc Çapjas, 55 mijë dollarë, dyshimet janë ngritur edhe në mediat e huaja që kanë raportuar lidhur me këtë ngjarje.

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Lidhur me këtë ngjarja është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja.

Ndërkohë Auatif Mohammed, avokatja e Florenc Çapjas në Dubai, tha se kërkesa u refuzua sepse Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria nuk kanë traktat ekstradimi dhe burri nuk ishte në Shqipëri kur u krye krimi.

Hetuesit në Shqipëri u thanë autoriteteve të Dubait se shqiptari, 40 vjeç, punësoi dy vrasës në vitin 2012 dhe u pagoi atyre 50,000 euro (56,447 dollarë) për të vrarë babë e birë.

Oficerët në Dubai arrestuan 40-vjeçarin kur çështja u ngrit për herë të parë vitin e kaluar. Ai u mbajt në paraburgim kur zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait më 31 maj 2021 ku edhe mohoi të gjitha akuzat.

Avokatja tha se gruaja e klientit të saj pagoi 200,000 Dhah ( rreth 55 mijë dollar) me kusht dhe ai u lirua gati dy muaj pas arrestimit të tij, por çështja vazhdoi.

“Klienti im u mbajt në paraburgim për gati 60 ditë,” tha avokatja Mohammed.

Çapja i tha gjykatës në Dubai se akuzat dhe kërkesa për ekstradim kishin për qëllim dëmtimin e reputacionit të familjes së tij, e cila po garonte në zgjedhjet në Shqipëri.

“Një nga familja e tij e njohur politike kandidoi për zgjedhje në Shqipëri dhe klienti im beson se kërkesa për ekstradim për një vrasje që nuk e ka kryer në kohën e zgjedhjeve është një përpjekje për të shtrembëruar reputacionin e familjes së tij dhe për të ndikuar në opinionin publik” tha zonja Mohammed. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!