Dubai liron Durim Bamin/ Shqipëria pret ekstradimin, policia: Është ndryshuar masa, po mbahet në vëzhgim

schedule12:14 - 14 Gusht, 2024

schedule 12:14 - 14 Gusht, 2024

Durim Bami  eshte liruar nga qelia ne Dubai, ku ishte arrestuar ne 12 qershor te ketij viti. Autoritetet shqioptare nderkohe kane nisur procedurat per ekstradimin e te fortit te Nikles te kerkuar nga spak per vepra te renda penale, mes tyre dhe grup te strukturuar kriminal.

Drejtori i policise shqiptare Muhamet Rrumbullaku, i pyetur per kete rast sqaroi se Durim Bami nuk eshte liruar, por ndaj tij eshte zevendesuar masa e sigurise ne perfundim te afatit te paraburgimit  me nje mase me te bute. RRumbullaku  tha se Durim Bamie po vazhdon te mbahet nen mbikeqyrje nga policia e Dubait, për sa i përket lëvizjeve të tij, vennddodhjes por edhe nëse përfshiehet apo jo në aktivitete të jashtëligjshme. Ndersa per te vazhdojne per perpjekjet per ekstradimin ne Shqiperi, nga autoritete e vendit tone.

Ndaj Durim Bamit është lëshuar një urdhër arresti nga gjykata e posaçme i dyshuar për 4 vepra penale, nga sigurimi i kushteve për vrasje deri tek grup i strukturuar kriminal, kultivim droge dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal.

Sipas dosjes së SPAK, Durim Bami akuzohet se ka siguruar kushtet për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xheçukën dhe Erigers Mihasin, për shkak se këta të fundit kishin tentuar ta eliminonin për llogari të Arben Ndokës dhe Ervis Martinajt, dhe për “kokën” e tij paguheshin deri në 1 milion euro.

Hetimet e prokurorisë së posaçme zbuluan 12 ngjarje krininale ku të përfshirë rezultojnë të paktën 50 persona për të cilët spak lëshoi edhe urdhër arreste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!