Duartrokitje për Ibisevic, firmos te Hertha dhe e jep pagën për bamirësi

schedule15:16 - 4 Shtator, 2020

schedule 15:16 - 4 Shtator, 2020

Ditën e sotme Schalke 04 ka prezantuar blerjen më të re të klubit. Bëhet fjalë për Vedat Ibisevic, i cili është blerë nga Hertha Berlin. Sulmuesi ishte një nga lojtarët kryesorë të kryeqytetasve, ku në 112 ndeshje arriti të shënojë 35 gola.

36-vjeçari gjatë prezantimit të sotëm ka zbuluar se ai nuk do të përfitojë asgjë nga paga e tij. Ibisevic ka vendosur që të gjithë të ardhurat e tij për këtë sezon të shkojnë për organizatat e bamirësisë në Gjermani.

Paratë e vetme që do të përfitojë Vedati këtë sezon nga Schalke janë vetëm ato të bonuseve që ka në kontratë. Një gjest për t’u duartrokitur ky i boshnjakut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!