Leolina Xhufi, themeluesja e “Pink Movement” dhe dermo-estetistja, Elona Morina treguan detaje nga nisma e tyre më e fundit, “Duart që na rritën”. Të ftuara në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ata rrëfyen se ishte një projekt që përfshiu 6 shtëpi të të moshuarve, për t’ju dhuruar kremra duarsh të moshuarave për t’i kujtuar në një ditë të veçantë si 8 Marsi.
Leolina tregoi se projekti i tyre përfshiu shtëpitë publike në disa qytete të vendit, në Tiranë, Shkodër, Fier, Kavajë, Gjirokastër dhe Poliçan, me të cilin, ajo shtoi se duan të përcjellin një mesazh të caktuar.
“Ashtu si me projektin e buzëkuqit, menduam dhe për kremrat e duarve pasi dhe tema ishte mos i braktisni duart që iu kanë rritur. Menduam diçka simbolike për duart e zonjave.”, u shpreh dermo-estetistja.
“Në këtë projekt kam marrë më shumë bindje, pashë realisht zonja që ndoshta duhej t’i kishin pranë fëmijët e tyre por situatat i sjellin të përfundojnë në një shërbim social.”, shtoi më tej ajo. /abcnews.al