I ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e konsideroi paketën “Anti KÇK” të dështuar. Sipas tij krimi është i përqafuar me politikën dhe se ishte vetë kryeministri Edi Rama ai që kriminalizoi vendin.
“Edhe diktaturat nuk e kanë vënë drejtësinë sa për sy e faqe. Duan të ngjallin një Koçi Xoxe të ri. Shqiptarët duan një drejtësi të pakapur nga politika. Ky kryeministër trimëron veten, por nuk tremb njeri prej kohësh. Parlamenti me deputetë të bërë njësh me krimin i vendosi Edi Rama. Gjithë ky kriminalizim i tenderave, kjo ardhje kriminelësh që nga qeveria, kush i pruri, ka një emër për këtë, është Edi Rama”, tha Vasili.
I pyetur për reagimet e BE dhe SHBA të cilat mbështesin paketën “Anti KÇK” Vasili u shpresh se ligji është i kriminalizuar, deklaratat e tyre janë gjysëm memece.
“Diplomatët janë puthur në sallat e parlamentit për këtë ditë të madhe, për reformën në drejtësi. Por pse nuk luftohet krimi, arsyeja është se nuk e lejon Edi Rama. Ky do të kapi drejtësinë. Qeverisja e tij ka prodhuar një ndër tre vendet më të korruptuara. Kjo histori ka vetëm një përgjigje, ka qëndresë. Sot reforma në drejtësi është zero”, u shpreh nënkryetari i LSI-së./abcnews.al