“Duan më shumë lotarinë amerikane se vendin”, Bes Kallaku përcjell mesazhin e rëndësishëm

schedule20:45 - 16 Maj, 2021

schedule 20:45 - 16 Maj, 2021

Sapo ka nisur puntata e radhës së spektaklit të humorit “Kosherja” në ABC. Aktori i mirënjohur Bes Kallaku ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm ndaj qytetarëve teksa u ndal tek dashuria. Duke folur nga skena e “Kosheres” për mënyrën se si shqiptarët e shprehin dashurinë, Besi vë theksin tek fakti se qytetarët në fakt shqetësohen më shumë për lotarinë sesa vetë vendin e tyre.

Aktori thotë se për të ecur përpara duhet që së pari t’ja nisim nga dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin. “Pse e kanë kaq të vështirë të duan shqiptarët, sepse nuk i lë zilia, smira, inati me dasht dhe dashuruar. Nëse shqiptarët shikojnë dikë që ka bërë hapa më shumë sesa ai, nuk i thonë urime, bravo, ose të të kenë egon të bëhen si ai. Por nuk i zë gjumi i natës , thonë “ku qëlloi dhe u bë ai”, si t’ja bëj që ta ul.

Ne vërtetë e duam vendin tonë, por më shumë duam lotarinë amerikane, ne vërtetë i duam femrat e bukura shqiptare, por më shumë duam atë 70 vjeçaren me pasaportë të huaj që të na bëjë letrat. Ne e duam Kombëtaren shqiptare por ku luan Gjermania, nuk mbahemi fare. Në fakt është vështirë të flitet për dashurinë mes shqiptarëve sepse duhet të duan vendin e tyre dhe pastaj njëri-tjetrin ose të duam njëri-tjetrin dhe më pas vendin tonë.

Të gjithë duhet të kërkojmë dashurinë e perëndisë. Shqipëria për 25 vite ishte i vetmi në botë që u shpall vend ateist. Të mos duam, të mos e njohim Zotin dhe prap na deshi dhe na do edhe pse e mohuan për 25 vite. Miq shqiptarë kërkoni dashurinë e zotit dhe perëndisë sepse do të kesh dashuri për veten dhe vendin tënd, fqinjin dhe të afërmin. Dashuria do e mbysë, inatin dhe vetëm kështu ne mund të ecim përpara.”, përfundoi Kallaku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!