“Duam të shpallemi kampionë bote”, Felipe Melo paralajmëron Bayernin

schedule21:37 - 3 Shkurt, 2021

schedule 21:37 - 3 Shkurt, 2021

Palmeiras ia doli të fitojë Kupën Libertadores pas suksesit 1-0 që arriti ndaj Santos në finalen e madhe të 30 janarit. Një përballje emocionuese, që u vendos nga goli i Brenos në minutën e 90+9′. Kjo ishte hera e dytë që klubi brazilian siguronte trofeun e madh të Amerikës Latine (i pari u fitua në 1999).

Felipe Melo, mesfushori dhe kapiteni i Palmeiras, ka qenë i dëmtuar kohët e fundit dhe në finale zbriti në fushë vetëm në minutën e 12-të shtesë. Ish-lojtari i kombëtares, Juventusit dhe Interit, dëshiron edhe Botërorin për klube.

Në prononcimin e dhënë për Globoesporte, 37-vjeçari zbulon dëshirën e madhe të tij dhe shokëve të skuadrës. Favoriti për triumfin e madh është Bayern Munchen. Felipe Melo vlerëson ekipin gjerman, por në të njëjtën kohë i paralajmëron ata.

Ekziston një skuadër që duhet të mposhtim për t’u shpallur kampionë bote dhe ata janë Bayern Munchen. Bavarezët kanë kontingjentin më të mirë, futbollistin më të mirë në botë dhe të tjerë lojtarë të mëdhenj.

Të gjithë ndeshjet janë të vështira, nuk duhet të nënvlerësojmë Tigres dhe Ulsan. Të mendojmë në fillim për gjysmëfinalen, një sfidë tepër e vështirë. Duam ta fitojmë këtë trofe, tifozët e Palmeiras kanë të drejtë të ëndërrojnë“, deklaron Felipe Melo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!