“Duam të plotësojmë ëndrrën e tifozëve”, presidenti i Lyon flet për Benzema

schedule14:37 - 3 Shkurt, 2021

schedule 14:37 - 3 Shkurt, 2021

Kontrata e Karim Benzema me Real Madrid përfundon në verën e vitit 2022 dhe në Francë kanë nisur që tani të mendojnë për të ardhmen e tij.

Michel Aulas , presidenti i Lyon për RMC foli mbi një rikthim të mundshëm të francezit, në klubin ku bëri histori para se të largohej në vitin 2009 te Real Madrid, ku sërish vendosi emrin në tij në listën e artë të këtij klubi.

 

Jean Michel Aulas

Aulas nuk e premton rikthimin e Benzema, por shprehet se nëse do jetë mundësia, do bëjë maksimumin për ta risjellë 33-vjeçarin në klubin e tij të parë si profesionist.

“Për momentin unë nuk kam folur me Karim. E di se vitin e shkuar ai kishte kontakte me Juninho (drejtori sportiv). Nëse do të ishte i mundur rikthimi i tij, sigurisht që ne do të përpiqeshim të bënim të mundur marrëveshjen. Është ëndërr për të gjithë tifozët tanë.

Por gjithçka vare nga rezultatet e Real Madrid. Preferoj të mos premtoj shumë, për të mos zhgënjyer ndokënd më pas”, u shpreh Aulas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!