“Duam një titull tjetër, Conte më surprizoi! Fitorja e Italisë më lumturoi”

schedule10:57 - 22 Korrik, 2021

schedule 10:57 - 22 Korrik, 2021

Milan Skriniar është një siguri në mbrojtjen e Interit. Sllovaku fitoi Serie A sezonin e kaluar me zikaltrit. Trajneri është ndryshuar: Antonio Conte është larguar dhe në pankinën e kampionëve të Italisë është ulur Simone Inzaghi.

26-vjeçari është i karikuar në maksimum dhe është gati të fitojë sërish titullin, por edhe të paraqitet sa më mirë në Champions League. Në prononcimin e dhënë për GDS, Skriniar prek disa tema të ndryshme.

 

Skriniar dhe Eriksen

Duam të fitojmë sërish titullin kampion, edhe pse nuk do të jetë e lehtë të dominojmë Serie A për të dytin vit radhazi. Duam të shkojmë sa më larg edhe në Champions League.

Sigurisht që do dëshironim të vijonim të gjithë bashkë pas fitimit të titullit, por Conte bëri zgjedhjen e tij dhe ne e falënderuam për dy vitet që kaloi me ne. Ai më surprizoi, por të shohim përpara. Inzaghi? Simone është një trajner i përgatitur, duam të shijojmë kënaqësi të mëdha me të“.

Mbrojtësi ndalet më pas te Christian Eriksen, largimi i Achraf Hakimi drejt PSG dhe e mbyll prononcimin e tij duke uruar Nicolo Barella dhe Alessandro Bastonin për triumfin në Euro 2020 me Italinë.

E pashë në TV atë që ndodhi, ndjeva një frikë të madhe. E presim të bashkohet në fushë me ne, por rëndësi ka që tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Hakimi? Sa shumë që do na mungojë…

 

Bastoni dhe Barella me kombëtaren

Gjithsesi, ne kemi lojtarë të tjerë në skuadër që do e zëvendësojnë Hakimin. Nuk duhet të mbajmë mendjen te merkato. Euro 2020? Unë jam me të vërtetë i lumtur për triumfin e Italisë. Barella dhe Bastoni do të rikthehen të karikuar, do na ndihmojnë shumë në sezonin e ri“, përfundoi Skriniar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!