“Duam me doemos Champions-in”, kapiteni Chiellini tregohet i sinqertë

schedule18:28 - 18 Shtator, 2020

schedule 18:28 - 18 Shtator, 2020

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, i ka të qarta objektivat për këtë sezon. Qëndërmbrojtësi kërkon suksesin e munguar në Europë si dhe nuk ka aspak frikë nga varja e këpucëve në gozhdë. Edhe pse bardhezinjtë kanë fituar në nëntë vitet e fundit Serie A, sërish tifozët kërkojnë triumfin në Champions, gjë që mungon prej 24 vitesh.

“Fitorja e Champions Leagues është një ëndërr, një objektiv le ta quajmë që ne e kërkojmë. Është diçka që Juventusit i mungon që nga viti 1996,” deklaron 36-vjeçari për “Fanpage.it”.

“Tërheqja nga futbolli? E mendoj pothuajse në çdo moment. Është diçka që do më ndryshojë jetën, por nuk më frikëson aspak. Nuk i vë limite vetes. Vij nga një dëmtim dhe tashmë ndihem shumë mirë. Po e shijoj shumë rikthimin në fushë dhe më pas do të marr një vendim për të ardhmen me qetësi,” mbyll Chiellini. /abcnews.al