“Duam amnisti”! Të burgosurit në Peqin në revoltë, peticion Metës dhe grevë urie (Letra)

schedule22:31 - 30 Shtator, 2020

schedule 22:31 - 30 Shtator, 2020

Më shumë se 100 të dënuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin i kanë dërguar një letër presidentit të republikës Ilir Meta, Edi Ramës, Gramoz Ruçit dhe Etilda Gjonajt, ndërsa përmes peticionit kërkojnë amnisti dhe rishikim të dënimeve, pasi sipas tyre kanë qenë maksimale, raporton gazetari i Abc News Aldo Kozarja.

Të dënuarit bëjnë fajtorë dhe shtetin për cdo vrasje apo krim dhe kërkojnë që dënimet të përgjysmohen dhe të hiqen dënimet për jetë duke i konvertuar në 20 vite. Revolta e të dënuarve sipas burimeve nuk është mbyllur vetëm me letrën, pasi dyshohet se kanë nisur edhe grevën e urisë.

Kjo lëvizje e të dënuarve vjen vetëm pak ditë pasi një grup të dënuarish në po këtë burg refuzuan ushqimin në shenjë proteste në mbështetje të dy të burgosurve, Albion Aliko dhe Genci Ballës, që u çuan në regjimin “41-bis”.

Genci Balla më pas u transferua në spitalin e burgut pas përkeqësimit të gjendjes, ndërsa Aliko është ende në regjimin e posaçëm./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!