“Dua veprim dhe ndëshkim”, Vinicius kundër Presidentit të La Liga: Heshtja të barazon me racistët

schedule11:18 - 22 Maj, 2023

schedule 11:18 - 22 Maj, 2023

Reagimet kanë qenë të shumta për koret raciste kushtuar anësorit brazilian, Vinicius Junior nga tifozët e Valencia në sfidën ndaj Real Madrid, ku nuk kanë munguar mesazhet sensibilizuese nga Presidenti i FIFA, tekniku Ancelotti, por dhe lojtarë të tjerë të Real Madrid.

Mirëpo, Presidenti i La Liga, Javier Tebas, duket se nuk ishte në një mendje me të gjithë të lartpërmendurit, ku me anë të një postimi në rrjetin social, “Instagram” doli totalisht kundër brazilinat, teksa tha se që lojtarët nuk duhet të manipulohen.

Ky reagim duket se nuk është pëlqyer dhe aq nga Vinicius, i cili nuk ka ngurruar aspak dhe ia ka kthyer me po të njëjtën “monedhë”, Presidentit Tebas, teksa tha se heshtja e barazon atë me racistës dhe se kërkon veprim dhe ndëshkim.

“Edhe një herë, në vend që të kritikojë racistët, Presidenti i La Liga shfaqet në rrjetet sociale për të më sulmuar mua. Sado që bëni muhabet dhe bëni sikur nuk lexoni, imazhi i kampionatit tuaj është tronditur. Shikoni përgjigjet e postimeve tuaja dhe habituni…

Heshtja të barazon vetëm me racistët. Unë nuk jam miku juaj me të cilin të flas për racizëm. Dua veprim dhe ndëshkim. Hashtags nuk më lëvizin”,- shkruan Vinicius në krahun tjetër, si kundërpërgjigje për Tebas. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!