Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dua të vdes në shtëpinë time”, banorëve të një pallati në Durrës u ndërpritet bonusi i qirasë

schedule10:57 - 1 Nëntor, 2021

schedule 10:57 - 1 Nëntor, 2021

20 familje në Durrës vijojnë të sorollaten, pasi pallati ku ato jetonin është shembur nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Banorët e pallatit nr.837 janë në pritje të ndërtimit të pallatit të ri. Ato i janë drejtuar Bashkisë së Durrësit për të mësuar se përse prej nuk po marrin bonusin e qerasë prej 3 muaj dhe se kur do të nisë ndërtimi i pallatit të tyre.

Ndërkohë në lidhje me kërkesën e tyre banorët nuk kanë akoma asnjë përgjigje.

Ndërkaq një pensioniste thotë se nuk ka para të paguajë qiranë pasi merr vetëm 10 mijë lekë pension ndaj kërkon të marrë bonusin sa më parë.

“ E dua se skam ku të shkoj. Marr 100 mijë lekë të vjetra bashkë me burrin. A të marr ilaçet apo bukën. Të bëhet sa më shpejt pallati. Du me vdek në shtëpinë time mos dalë xhenazja nga shtëpia  e tjetrit. Kemi tre muaj që nuk i kemi marrë paratë e qirasë, më thojë roja pse ke ardhë, me pa ty i them. Shko te tjetra do i marrësh më thotë por kur me i marrë, eri kur duhet të presë nëna,” tha mes të tjerash e moshuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!