“Dua të të puth në buzë”, Monika ka një kërkesë të pazakontë për Donaldin

schedule09:46 - 27 Janar, 2022

schedule 09:46 - 27 Janar, 2022

Sfida e kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka shkaktuar situata nga më të ndryshmet. Kjo pasi banorët do të duhet të jenë vigjilentë pasi një gongu dhe do të jenë në garë për ta fikur atë.

I pari që ia del të prekë këtë buton do të ketë të drejtën të japë një dënim.

Një prej dënimeve ishte që dikur të thoshte “Po” për çdo kërkesë të banorëve. Ka qenë Donaldi që është dënuar nga Monika, e cila i ka kërkuar aktorit një puthje në buzë.

Pjesë nga biseda:

Monika: Unë dua të të puth.

Donald: Si të më puthësh?

Monika: Të të puth more.

Donald: Po, okej mirë.

Monika: E pra tani përgatitu për puthjen time. Po do të puth në buzë.

Donald: Në buzë ë? Uau Monika ç’pate?

Arjola: Ishe mirë deri tani./abcnews.al