“Dua të rinovoj me Cityn”, ylli belg mbyll të gjitha dyert e merkatos

schedule13:57 - 16 Nëntor, 2020

schedule 13:57 - 16 Nëntor, 2020

Manchester City ka në skuadër një nga mesfushorët më të mirë në Botë dhe nuk ka ndërmend ta lëshojë. Kevin De Bruyne është një prej lojtarëve më në formë dhe anglezët kanë vendosur të blindojnë yllin e tyre.

Kontrata aktuale e belgut me Manchester Cityn përfundon në verën e vitit 2023, por te City nuk janë të qetë me këtë kontratë. Të gjithë e duan mesfushorin dhe për të eliminuar ndonjë ndërhyrje të rrufeshme negociatat kanë nisur që tani.

 

Këtë e bën të ditur vetë mesfushori, i cili për mediet belge shprehet se do negociojë personalisht me drejtuesit në lidhje me rinovimin.

“Të bisedoj personalisht me ta? Është e mundur sepse unë dua të qëndroj te Manchester City. Nëse do doja të largohesha dhe klubi do kishte një ide tjetër, ne do të kishim nevojë për dikë për të negociuar.

Po diskutojmë, por nuk kemi shkuar shumë larg me negociatat. Gjithsesi, nuk do të ketë vështirësi për të arritur marrëveshje”, u shpreh De Bruyne. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!