“Dua të qëndroj, pres një sinjal nga Reali”, mesfushori i qartë për të ardhmen

schedule10:18 - 11 Tetor, 2020

schedule 10:18 - 11 Tetor, 2020

Luka Modric festoi 35-vjetorin e lindjes në 9 shtator dhe kontrata me Real Madrid i përfundon në fund të sezonit. Mesfushori i famshëm ka folur hapur rreth së ardhmes nga grumbullimi me kombëtaren.

Do më pëlqente të vazhdoja të luaja me Real Madrid, por jam i vetëdijshëm për moshën time. Reali ka të drejtën e gjithë botës të kërkojë për futbollistët më të mirë të mundshëm.

Gjithsesi, unë ndihem shumë mirë në këto momente dhe do vazhdoj të luaj futboll deri sa ta ndjej se mund të jap akoma.

Nëse drejtuesit do të më konsiderojnë të rëndësishëm për planet e tyre, do të qëndroj. Përndryshe do të kërkoj për sfida të tjera“, deklaron Luca Modric. /abcnews.al