“Dua të jem një njeri i zakonshëm për një kohë”, aktori i famshëm tërhiqet nga aktrimi

schedule07:38 - 28 Prill, 2022

schedule 07:38 - 28 Prill, 2022

Andrew Garfield ka nevojë për një pushim. Aktori 38-vjeçar tha së fundmi se ka në plan që të largohet nga aktrimi për një kohë të pacaktuar pas një viti me projekte të mëdha. Aktori u shfaq vitin e kaluar në filmin “ Spider-Man: No Way Home ” dhe mori një nominim për Oscar 2022 për “ Tick, Tick… ​​Boom!”

Ai gjithashtu luajti në serialin “Under the Baner of Heaven”, i cili do të shfaqet premierë më 28 prill në Hulu. “Unë do të pushoj për pak,” tha ai për Variety. “Më duhet të rishqyrtoj atë që dua të bëj më pas dhe kush dua të jem….Më duhet të jem pak i zakonshëm për një kohë,” është shprehur aktori.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!