Është vetëm 10 vjeç dhe i ka objektivat e qarta. Diora Gjikondaj i pëlqen të këndojë, kërcejë dhe imitojë. Diora, e cila ka spikatur dhe në Power Kids ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Ajo tregoi se është një adhuruese e flaktë e Aurela Gaçes dhe se kur të rritet dëshiron të bëhet një divë si ajo.
“Kam filluar që të merrem me kërcim njëherë kur isha 5 vjeç, pastaj jam futur për modeling. Dhe pastaj për muzikë. E kuptova që kisha talent për muzikë dhe kam bërë kurs dy vite.”, tha Diora. “Më pëlqen shumë Aurela Gaçe, do të doja të ngjitesha në skenë dhe të bëhesha si ajo.”, shtoi më tej 10 vjeçarja.
Ajo tregoi se mbështetësit më të mëdhenj janë prindërit e saj. “Ajo që më ka mbështetur më shumë është mami im shoqja ime e ngushtë. Dhe gjyshi më mbështet shumë dhe e kam shumë xhan.”, tha ajo. Sakaq, ajo ndjek shumë dhe aktorët e humorit të Kosheres, spektakli që transmetohet çdo të dielë në Abc.
Ajo është një fanse e Juxhin Plovishtit, i cili bën disa role në emisionin e humorit por më së shumti njihet me interpretimin si TikTokse-ve. Ajo imitoi live aktorin në studio, gjë që shkaktoi shumë të qeshura në studio. /abcnews.al


