Partia Socialiste në zgjedhjet e ardhshme, tha Edi Rama do t’u japë mundësi të gjithëve që të shprehin interesin e tyre për të qenë pjesë e skuadrës për të kandiduar në procesin e 25 prillit. Megjithatë, ai kërkoi nga asambleja që së pari të kthejnë sytë nga brenda familjes për të zhgënjyerit. Vlerësimi? Jo vetëm deputetët në tre cikle, por edhe ministrat dhe vetë ai, tha më tej Rama do të vlerësohen nga anëtarët.
“Të shohim duke filluar nga familja jonë socialiste, duke parë njerëzit që për një arsye apo tjetër, ndihen të shkëputur nga shumëkush prej jush, nga deputeti, nga kryetari i bashkisë, nga ajo pjesë me të cilën kanë ndarë përpjekjet për të sjellë PS-në në krye të vendit.
Por përtej tyre, është e gjithë pjesa tjetër, e atyre që votojnë PS-në, ne duhet t’i pyesim se cfarë i shqetëson më shumë dhe jo vetëm ti kuptojmë, që shqetësimin e lidhin me ne, nga kush do të kërkojnë më shumë nga Iliri, Saliu, Luli apo Monika? Nga ne do të kërkojnë më shumë dhe ne do u japim më shumë.
Ne do u japim anëtarëve të partisë mundësinë të vlerësojnë deputetët në tre cikle, tre herë, dhe sigurisht të shohin që ne i dëgjojmë dhe cdo deputet të përpiqet që të përmirësojë vlerësimin. Anëtarët do të vlerësojnë qeverinë, mua, patjetër, për të kuptuar jo thjeshtë çfarë mendojnë, por se jemi të vetëdijshëm se sa shumë akoma ka për të bërë.
Dhe natyrisht duhet tu japin të gjithë të tjerëve, njerëzve që janë në emigracion, që thonë “unë dua të bëhem deputet i PS”, “Unë kam arsye të mendoj se mund ta përfaqësoj PS”. Do u japim mundësi të gjithëve që të shprehin interesin e tyre për të qenë pjesë e skuadrës sonë dhe patjetër do të kërkoj të shkojmë përtej radhëve të partisë socialiste, se PS-ja ka 100 mijë anëtarë, por 800 mijë votues” tha ai. /db/Abcnews.al