‘Dua që ‘Albania’ të vendoset në tryezën e BE-së’, Rama: Ky është thelbi i gjithë përpjekjes time

schedule09:39 - 6 Mars, 2025

schedule 09:39 - 6 Mars, 2025

TIRANË- Vendosja e emrit të Shqipërisë në tryezën e Bashkimit Evropian është misioni më i madh politik e kombëtar.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, në komunikim me ndjekësit në rubrikën “Sy m’Sy” në rrjetet sociale.

“Këtë [shkruan emrin “Albania” në fletë] ta vëmë në tryezën e BE dhe Albania të rrijë aty njësoj si Italia si Eladha dhe të mos lëvizi më, ky është fiksimi. Të vendosim emrin tonë në tryezën e BE njëherë e përgjithmonë. Të jemi të barabartë mes të barabartësh. Ky është thelbi i gjithë përpjekjes time dhe kjo është arsyeja se pse i duroj të gjithë llojet e ligësive dhe maskarallëqeve që më hidhen orë e çast në fytyrë mua dhe familjes time”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!