“Dua paqe në Tajvan”, Pelosi reagon për herë të parë pas vizitës në ishull: Kina po përpiqet ta izolojë

schedule07:21 - 5 Gusht, 2022

schedule 07:21 - 5 Gusht, 2022

Kryetarja Pelosi ka komentuar udhëtimin e saj në Tajvan për herë të parë që nga largimi. Në një konferencë për shtyp, ajo përsëriti shumë herë se dëshironte paqen në ishullin vetëqeverisës dhe që status quo-ja të vazhdojë.

Por ajo akuzoi Kinën se po përpiqej të izolonte Tajvanin në shumë mënyra dhe tha se nuk mund ta pengonte atë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë të vizitonin, duke vënë në dukje se qeveria kineze nuk e kontrollonte orarin e tyre të udhëtimit.

Zonja Pelosi është politikania më e lartë amerikane që ka vizituar Tajvanin në 25 vjet, shkruan BBC.

Por ajo hodhi poshtë pretendimin se ajo ishte më shumë e motivuar nga kultivimi i trashëgimisë së saj sesa mbrojtja e Tajvanit duke e konsideruar këtë deklaratë si “qesharake”.

Udhëtimi nuk kishte të bënte me të, tha ajo: “Ishte për të festuar për Tajvanin dhe demokracinë e tij të lulëzuar.”/Abcnews.al/