“Dua Lipa u pagua për reklamimet në Shqipëri!”. Debati me gazetarët, ç’e bashkoi Lipën me Goran Bregoviç?

schedule18:46 - 10 Shtator, 2021

schedule 18:46 - 10 Shtator, 2021

Kjo verë ka qenë e mbushur plot me ngjarje dhe të reja nga personazhet tona të preferuara të showbizz-it. E konsideruar si vera e bashkëpunimeve muzikore, çdo lajm I bujshëm që dëgjuam në periudhën Qershor-Gusht u diskutuan në studion e ‘Abc e Pasdites’.

Në një panel me gazetarë të fushës, Ermal Peçi foli për ardhjen e Dua Lipës në Shqipëri, një vizitë kjo e komentuar në të gjithë prizmat. Gazetarja Kilda Hysenbegasi zbuloi në program se kjo vizitë e këngëtares ndërkombëtare ishte e paguar, për të promovuar çdo vend ku Dua shkeli.

“Në momentin që ajo ka taguar një vend apo një biznes, ka qenë e paguar për të reklamuar.” – shprehu Kilda Hysenbegasi. Ardhja e Dua Lipës në Shqipëri solli dhe shumë zhurmë edhe për çiftin Vula-Hoxha, ku menjëherë pas takimit të Ledrit dhe Sarës me këngëtaren, qarkulluan fjalë se këngëtari shqiptar me divën Dua Lipa dikur kanë qenë të dashur.

Sipas gazetarëve, opinioni publik u tregua shumë mizor me partneren aktuale te Ledrit, Sara Hoxha, e cila u bombardua me komente negative të panevojshme. “Ne kemi vënë re diçka, te Instagrami I Sarës ke komente nga më të ndryshme. Nga biberoni deri te takimi i Ledrit dhe Sarës me Dua Lipën. E çfarë të keqe ka?” – shprehu Ardit Murataj.

Ndërkohë përsa i përket pjesëmarrjes së këngëtarit serb Goran Bregovic në festën e birrës në Korçë, të tre gazetarët në studio pohuan se ngjarja u zmadhua dhe rezultoi një marketing i mirë për festivalin në fjalë. Nuk munguan tonet e larta për deklaratat online edhe të Noizy apo krahasimet mes suksesit të Lipës e Bregovic, debate që i ndiqni në kanalin tonë të Youtube.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!