Dua Lipa solli tendencën e fundit të modës që të gjithë do ta adhurojnë

schedule16:44 - 7 Tetor, 2021

schedule 16:44 - 7 Tetor, 2021

Shfaqjet e fundit të pasarelave të Alexander McQueen ishin plot me flutura. Moschino, Valentino dhe Givenchy kanë përfshirë gjithshtu motivet e fluturave në koleksionet e tyre. Për koleksionet e sezonit Pranverë /Verë 2022, fluturat ishin bërë një frymëzim.

Rast tipik ishte shfaqja e Alberta Ferreti-t. Një adhuruese e madhe e detajeve me flutura është dhe Dua Lipa. Me paraqitjet e kohëve të fundit, këngëtarja shqiptare ka treguar se fluturat kanë “fluturuar” edhe në garderobën e saj.

Për eventin e çmimeve Grammy 2021, Dua edhe një herë zgjodhi fluturat. E veshur me një fustan me shkëlqim nga Versace, Lipa të kujtonte Naomi Campbell në fund të viteve ’90. Gjendet kudo te veshjet e Duas – të printuara nëpër rroba, aksesorë, të qëndisura por edhe në kapëse flokësh.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!