Dua Lipa nuk do ta publikojë albumin e tretë derisa të jetë perfekt

schedule22:17 - 19 Tetor, 2021

schedule 22:17 - 19 Tetor, 2021

Dua Lipa ka bërë me dije prej kohësh se po punon për albumin e ardhshëm por nuk do ta publikojë derisa të jetë plotësisht e kënaqur me rezultatin. Krijuesja e hitit “New Rules” udhëtoi së fundmi drejt Londrës për të takuar bashkëpunëtorët e saj Sarah Hudson dhe Clarence Coffee Jr. për të punuar me këngët e reja.

Kosovo's Dua Lipa Wins a Grammy for the Best Pop Vocal Album - Exit -  Explaining Albania

Burimet për gazetën The Sun janë shprehur se Dua po jep maksimumin dhe tashmë disa këngë kanë dalë të shkëlqyera. “Por ajo është një perfeksioniste dhe nuk do të nxjerrë asnjë rekord derisa të jetë plotësisht e kënaqur. Ajo po bën maksimumin për të krijuar muzikë të mahnitshme”, tha burimi.

DUA LIPA on Twitter: "Over 7 million views on our Grammy performance in  less than 24hrs and #1 trending on @YouTube !!! I wanna say a big thank you  to my incredible

Kujtojmë që më parë Dua u shpreh se kishte ndjerë presion të madh gjatë realizimit të albumit “Future Nostalgia”. Albumi u publikua në një kohë kur bota sapo ishte futur në izolim për shkak të shpërthimit të pandemisë. Edhe pse Dua ishte skeptike ta publikonte albumin kur gjithçka ishte pezulluar, rezultoi të ishte një sukses i vërtetë./abcnews.al