“Dua Lipa ka bërë performancë më ‘vulgare’ dhe jemi krenuar”, gazetarja e njohur: Pse prekemi për Ronelën?

schedule07:44 - 12 Maj, 2022

schedule 07:44 - 12 Maj, 2022

Gazetarja Dasara Karaiskaj ka komentuar skualifikimin e Ronela Hajatit për në finalen e Eurovision-it. Shumë njerëz e kanë kritikuar këngëtaren për performancën provokuese. Duke folur për këtë në emisionin Rudina, gazetarja bëri një krahasim me kërcimin e Dua Lipës.

Ajo gjithmonë si artiste ka demonstruar këtë gjë, ekstravagancë, provokim. Çfarë presim nga Ronela që duhet të prekemi dhe të bëhemi moralist në një vend ku ka shumë për të diskutuar për moralin. Të diskutojmë moralin kur një performancë ndoshta më ‘vulgare’, nëse do e quajmë vulgare, se ajo e Ronelës e ka bërë dy muaj më parë Dua Lipa.

Është po shqiptarja jonë me një këngëtare tjetër që është me ngjyrë dhe shumë më e shëndetshme se Ronela në një videoklip. Dhe ne jemi krenarë edhe pse Dua në fund të fundit nuk na përfaqëson edhe pse është shqiptare. Por, pse prekemi për Ronelën?”, tha ajo. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!