Dua Lipa ka reaguar ndaj organizatës që pagoi reklamën në “New York Times”, të cilën e akuzonte si një antisemite për mbështetjen e saj ndaj palestinezëve. Reklama nga Rrjeti i Vlerave Botërore i referohet Lipa dhe modeleve Bella dhe Gigi Hadid si “mega-ndikues” të cilët kanë fyer Izraelin dhe kanë akuzuar shtetin hebre për spastrim etnik.
Lipa reagoi përmes një postimi në twitter duke thënë: “Rrjeti i Vlerave Botërore po përdor paturpësisht emrin tim për të çuar përpara fushatën e tyre të shëmtuar me gënjeshtra … Unë qëndroj në solidaritet me të gjithë njerëzit e shtypur dhe i refuzoj të gjitha format e racizmit”.
— DUA LIPA (@DUALIPA) May 22, 2021
Motrat Hadid kanë treguar hapur mbështetjen për Palestinën, atdheun e babait të tyre dhe kanë kritikuar qëndrimin e Izraelit. Kujtojmë që gjithashtu shumë personmazhe të tjerë të famshëm kanë postuar mesazhe pro-izraelite duke përfshirë këngëtarin Zayn Malik, Roger Waters, The Weeknd dhe Mark Ruffalo. /Abcnews.al