Vota e Diasporës/ Përfaqësuesit të saj hyjnë në Kuvend, Garda i nxjerr jashtë

schedule10:45 - 2 Maj, 2024

schedule 10:45 - 2 Maj, 2024

TIRANË- Edi Rama mungoi edhe këtë të enjten në parlament, por i përshëndeti shqiptarët me një kolazh rrëfimesh të emigrantëve që kanë zgjedhur të kthehen në atdhe.

Videon e shoqëroi me njoftimin se ai së shpejti do të nisë takimet me diasporën në Greqi, Itali, Angli e Gjermani, duke treguar rikthimin e fokusit të partisë së tij tek shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Por në këtë ditë, shefi i qeverisë nuk ishte i vetmi që kish menduar për emigrantët. Përballë karriges bosh të kryeministrit në Parlament, dikush tjetër kishte bërë një plan për të tërhequr vëmendjen drejt diasporës.

Këta 4 të rinj kërkuan zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe lejimin e Diasporës që të votojë aty ku jeton e punon. Garda e Republikës e gjetur në befasi se si ju kishte hyrë brenda një banderolë e tillë, ndërhyri menjëherë për të nxjerrë jashtë 4 aktivistët.

Ata kishin hyrë në Kuvend si vizitorë, duke marrë një leje të posaçme por kontrollit fizik i kishte shpëtuar materiali protestues. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!