Dëmtimi i tri urave një vit më parë në zonën e Dropullit pothuajse ka izoluar banorët e dy fshatrave në kufi me Greqinë. Në këto fshatra jetojnë të moshuar të cilët nuk munden as të blejnëe ushqime.
Vërshimi i përrenjve nga mali i Morganës shëmbi dhe nxorri jashtë funksionit tri ura në Dropullin e Sipërm të Gjirokastrës.
Ura e Pllatanjasë, Ura e Mullirit dhe Ura e Koshovicës janë dëmtuar. Fshatrat Selo, Klishar, Llongo, Koshovicë, Sotirë, Krioner, Likomil dhe Llovinë janë izoluar. Situata është e tillë prej një viti. Banorët tregojnë se nuk mund të lëvizin as për të blerë ushqimet.
“S’kemi ku të marrim një copë bukë”.
“Vështirësi është furnizimi me ushqime në dimër, por vështirësi më e madhe është transporti për te mjeku, do na vdesin njerëzit”.
Por në Koshovicë ata janë më të shqetësuar për të moshuarit. Ata duhet të ecin më shumë se një orë në këmbë. Por nuk mund të kalojnë lumin në këmbë.
“Jo është e pamundur nuk mund të kalohet se ura e drurit e imprivizuar mund të bllokohet”.
Një vit me parë Bashkia e Dropullit ishte edhe bashkia më e prekur e Qarkut Gjirokastër përsa i përket dëmeve në infrastrukturë. Nënkryetari i bashkisë, Mihal Mano thotë se bashkia se nuk ka mundësi financiare për të ndërhyrë në ringritjen e urës
Mihal Mano, Nënkryetar i Bashkisë Dropull: “Ne kemi vënë disa bunkerë se mundësia e bashkisë sonë është e vogël, nuk mund të bëjmë ura vetë”.
Gazetar i ABC News, Gjirokastër: Orges Sako