Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka publikuar pamje tronditëse nga konflikti i armatosur me Armeninë në rajonin e Karabakhut.
Siç duket në video, një dron është duke vëzhguar ushtarët armenë teksa shkarkojnë një kamion në bazën e tyre ushtarake.
Një moment droni qëllon duke shkatërruar kamionin, ndërsa në fund duken të vdekur një numër i madh ushtarësh.
Armenia ka akuzuar Turqinë se është ajo që po mbështet me dronë Azerbajxhanin.
https://www.youtube.com/watch?v=z6H3pIG4PZU&feature=youtu.be
Në katër ditë luftime në Nagorno Karabakh raportohet të jenë vrarë një numër i madh ushtarësh dhe civilësh. /abcnews.al