Italia gjatë këtyre ditëve të nxehta është përballur me zjarre të shumta ku situate më e vështirë ishte në Siçili. Autoritetet italiane së fundmi kanë publikuar pamjet me dron ku duket një zjarrvënës në rajonin e Kalabrisë.
Mediat e huaja shkruajnë se vatra e zjarrit u përhap me shpejtësi duke vënë në rrezik shumë shtëpi
Presidenti rajonal, Roberto Oçhiuto, u zotua se do të ndërmarrë veprime, duke shtuar se vitin e kaluar janë arrestuar 22 zjarrvënës pas vëzhgimit me dron.
“Ne kapëm një piroman teksa po i vinte flakën një prej pyjeve të bukura të Kalabrisë”, tha ai.
Ministria e Transportit dhe roja bregdetare kanë dërguar staf shtesë për të luftuar zjarrvënësit, përfshirë operatorët e dronëve. /abcnews.al