32 shoferë janë arrestuar nga policia gjatë fundjavës, 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Ndërsa janë pezulluar 180 leje drejtimi, prej të cilave 139 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Policia njofton se nga kontrollet janë vendosur 8807 masa administrative, 3682 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore dhe 5125 masa administrative për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor. Gjobës nuk i ka shpëtuar një makinë me shpejtësi në Pogradec e cila ka përfituar nga fakti që rruga ka qenë pa policë për t’u futur në parakalim të gabuar, teksa droni ka qenë duke e vëzhguar nga një pikë e fshehtë.
“Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore.
Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë”, njofton policia.
Gjobat e vendosura nga policia
1759 masa administrative për parakalime të gabuara.
1199 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
370 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe sjellje agresive në rrugë.
199 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
114 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.
41 masa për shkelje të semaforit.
5125 masa për shkelje të semaforit.
/mv.abcnews.al