Situata e luftës në Ukrainë vijon të mbetet shqetësuese. Së fundmi Ukraina i ka dhënë goditje të forta Rusisë, duke sulmuar me dronë të vegjël. Këto sulme shkaktuan dëme në infrastrukturën ruse.
Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, eksperti i Sigurisë Xhavit Shala, deklaroi se Ukraina tregoi edhe njëherë që është e aftë të godasë.
Nga ana e tij kapiteni Dritan Goxhaj nënvizoi se më sulmet e fundit, Ukraina nxori jashtë funksionimit rafineritë e naftës
Pjesë nga intervista në studio:
Kapiten Meçollari: Deklarata e Putinin është më tepër bombastike për të treguar që ne vazhdojmë të jemi të fuqishëm. Por ë fund të fundit 170 deri në 180 mijë forca kanë në Ukrainë. Duhet të dimë që ushtria ruse nga 1.2 milion ka kaluar në 1.5.
Xhavit Shala: Me ardhjen e Trump mendohej që Ukraina do kishte probleme në front, por treguan që janë shumë të aftë. Industrinë e Dronëve e kanë shumë të zhvilluar dhe droni sot ka përmbysur konceptet e betejave. Tregoi edhe njëherë, që Putini duke vazhduar luftën po shkatërron Rusinë e ekonominë. Pra Ukraina tregoi që është e aftë të godasë. Një goditje që kapi shumë qytete dhe ato ekonomike të orientuara saktë, po dëme në civile, por vetëm i dha dëme ekonomisë.
Kapiten Dritan Goxhaj: Mund të them që vetëm sa fitoi një betejë, duke nxjerrë jashtë funksionimit rafineritë e naftës. Ukraina aktualisht prodhon dronë të vegjël…
/abcnews.al/

