Dronët “çajnë” mbrojtjen ruse, Meçollari: Sevastopoli po mbrohet nga Rusia me 6 perde, synimi i Ukrainës

schedule20:42 - 24 Prill, 2023

schedule 20:42 - 24 Prill, 2023

Ukraina po tremb Rusinë, jo me drone nga ajri, por me drone nga uji. Porti i Sevastopolit është goditur me një dron prodhim ukrainas i cili ka arritur të depërtojë në disa nivele të mbrojtjes ruse.

Kapiten Artur Meçollari  i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” shprehet se Sevastopoli që pas sulmit të datës 20 mars nga Ukraina, po mbrohet me 6 perde.

Nëse ky dron arrinë të depërtojë të gjithë sigurinë ruse, ai ka potencialin që të mbysi një anije.

Goditja me dron ujor në Sevastopol nga Ukrainë bllokon bazën ujore ruse. Droni lundron me rreth 300 km/h dhe është vështirë i identifikueshëm. Për momentin ky është problemi më i madh në sigurinë e Sevastopol.

Këto dronë janë prodhim ukrainas. Kanë sistem me GPS, por në fund edhe me video. Mbas sulmit 20 mars, ku u asgjesuan 3 dronë ukrainas, rusët vendosën të mbrojnë me 6 perde, Savastopolin.

Depërtimi i këtij droni, mund të mbysi një anije. Ky dron ka profil shumë të ulët ne det dhe është e vështirë të kapet nga radari” tha Meçollari.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!