Dronë vdekjeprurës nga dhëndri i Erdoganit, Ukraina i përdor kundër Rusisë

schedule12:15 - 17 Mars, 2022

schedule 12:15 - 17 Mars, 2022

Dronët e lirë por vdekjeprurës të prodhuar nga Turqia po përdoren për të kryer sulme ndaj forcave të Kremlinit në Ukrainë, thonë ekspertët ushtarakë.

Mjetet ajrore pa pilot Bayraktar TB2 kanë kryer sulme të suksesshme kundër objektivave, shkruan skynews.

Eksperti i dronëve, David Hambling, nga Londra, tha se ndërsa dronët ishin një “shënjestër e vërtetë e lehtë” dhe duhet të ishin të lehta dhe për t’u çaktivizuar ose rrëzuar, por ky pretendim nuk rezultoi i vërtetë.

“Është mjaft befasuese të shohësh të gjitha këto video të dronëve Bayraktars që me sa duket rrëzojnë bateritë ruse të raketave tokë-ajër, të cilat janë pikërisht lloji i sistemit që është i pajisur për t’i rrëzuar ato. Është fjalë për fjalë një avion i Luftës së Parë Botërore, për sa i përket performancës.  Ka një motor 110 kuaj-fuqi. Nuk është i fshehtë. Nuk është supersonik. Është një pëllumb balte – një objektiv vërtetë i lehtë”, tha eksperti për NBC News.

Në një konferencë në parlament më 9 mars, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace tha gjithashtu se dronët ishin “tepër të rëndësishëm” në ngadalësimin e avancimit të trupave nga Rusia.

Turqia filloi t’i shesë dronët TB2 në Ukrainë në vitin 2019, por zyrtarët kanë refuzuar të zbulojnë detaje të shitjeve të dronëve në vend.

Me çmim nën 2 milion dollarë secili sipas vlerësimeve, dronët prodhohen nga kompania e mbrojtjes Baykar, e cila i përket familjes së Selcuk Bayraktar, dhëndrit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.