Eksperti Ledjon Krisafi u shpreh se vitin e kaluar ka pasur rreth 44 akte nën autorsinë e Rusisë, duke përmendur zjarrin në fabrika, kabllot në detin Baltik etj. Më tej Krisafi u shpreh se Evropa po bën përgatitje të gabuar dhe se hapja e bunkerëve nuk ka lidhje me luftën hibride.
“Në 2024 kishte 44 raste të tilla që nuk kanë justifikim tjetër përvec Rusisë. Zjarret në fabrikat që prodhonin armatime për ukrainasit, rënia e avionit, kabllot në detin Baltik etj që nuk kanë tjetër shpjegim përvec Rusisë. Rusia në rastin e Polonisë ka paguar shtetas polak që të bëjnë vepra të tilla kundrejt shpërblimit. Evropa po bën përgatitje të gabuar.
Hapja e bunkerëve nuk ka lidhje me luftën hibride, hapen kur ke një luftë bërthamore. Evropa ende nuk po di si t’i përgjigjet.”
/ abcnews.al