Dronë dhe efektivë civilë, çfarë i pret shoferët e papritur në rrugë

schedule16:50 - 13 Gusht, 2020

schedule 16:50 - 13 Gusht, 2020

Policia e Shtetit ka nisur një plan operacional i koduar “ROADPOL GUSHT 2020″ në të gjitha akset e vendit.

Sipas policisë ky plan operacional ka si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe të rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë”.

Në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë Rrugore të monitoruara nga Drejtoria e Policisë Rrugore kanë ushtruar kontrolle të befasishme, me punonjës policie dhe mjete të uniformuara, por edhe me punonjës policie civilë dhe dronë, duke alternuar veprimet, për identifikimin e shkeljeve.

Siç njofton policia si rezultat i kontrolleve, në të gjithë vendin, gjatë ditës së sotme janë ndëshkuar 561 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 479 drejtues mjetesh për përdorim të celularit, 235 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 128 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 24 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara, 13 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 11 drejtues mjetesh për shkelje të semaforit, 12 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vija të bardha, si dhe 8 drejtues mjetesh që qarkullonin pa kryer kontrollin teknik të mjetit.

Njoftimi i plotë:

Plan-Operacional “ROADPOL GUSHT 2020”

“Për shtimin e kontrolleve në akset rrugore bregdetare dhe në akset kombëtare, në zonat urbane, interurbane dhe ato rurale, me qëllim kontrollin e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve dhe mjeteve me dy rrota, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe të rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë”.

Në zbatim të këtij plani operacional, në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë Rrugore të monitoruara nga Drejtoria e Policisë Rrugore kanë ushtruar kontrolle të befasishme, me punonjës policie dhe mjete të uniformuara, por edhe me punonjës policie civilë dhe dronë, duke alternuar veprimet, për identifikimin e shkeljeve si parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit apo mospërdorim të rripit të sigurimit, shkelje këto që kanë vështirësi për t’u konstatuar nga shërbimet fikse në pikat e kontrollit.

Si rezultat i kontrolleve, në të gjithë vendin, gjatë ditës së sotme janë ndëshkuar 561 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 479 drejtues mjetesh për përdorim të celularit, 235 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 128 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 24 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara, 13 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 11 drejtues mjetesh për shkelje të semaforit, 12 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vija të bardha, si dhe 8 drejtues mjetesh që qarkullonin pa kryer kontrollin teknik të mjetit.

Plani operacional do vijojë gjatë gjithë fundjavës dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos bëjnë parakalime të gabuara, të mos dalin nga kolona kur ka fluks dhe të mos qarkullojnë në sens të kundërt, të mos qarkullojnë me shpejtësi apo nën efektin e alkoolit, të përdorin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Në çdo aks rrugor kombëtar dhe në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane do ketë shërbime në formën e patrullimit parandalues, duke përdorur të gjitha pajisjet speciale për konstatimin dhe dokumentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, si kamera, dronë, radarë dhe dragera për matjen e nivelit të alkoolit, pajisje të cilat do të përdoren nga shërbimet me uniformë dhe punonjësit civilë, me qëllim jo për të rritur sasinë e gjobave, por për të disiplinuar mënyrën e përdorimit të rrugës nga drejtuesit e mjeteve dhe për të parandaluar aksidentet rrugore, të cilat cenojnë shëndetin dhe jetën e të gjithëve.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë reagim të shpejtë e profesional.